PLAN 2015-2020 NATIONAL YOUTH ACTION - Un

Transcription

2015-2020NATIONAL YOUTH ACTIONPLANPLANI KOMBËTAR I VEPRIMITPËR RININË2015-2020

PLANI KOMBËTAR I VEPRIMITPËR RININË2015-2020Miratuar me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 383,datë 6 maj 2015

Mirënjohje e veçantë shkon dhe për 12 000 të rinjtë, anëtarë të grupeve të shoqërisë civile dhe organizatave rinore, të cilëtishin pjesë aktive në dhënien e mendimeve dhe në hartimin e këtij plani.GRUPI I PUNËS SË PËRGATITJES SË PLANIT KOMBËTAR TË VEPRIMIT PËR RININË 2015-2020U UDHËHOQ NGA:Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë (MMSR) me grupin e ekspertëve:Merita Xhafaj,Leart Kola,Elira Coja,Brisida KërtushaJehona RokaEkspertë Kombëtarë:Arian Boci, KonsulentAlbana Ahmeti, KonsulentePlani u hartua në bashkëpunim me:Ministrinë e Shtetit për Çështjet Vendore,Ministrinë e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike,Ministrinë e Punëve të Brendshme,Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes,Ministrinë e Arsimit dhe Sportit,Ministrinë e Kulturës,Ministrinë e Shëndetësisë,Ministrinë e Financave,Ministrinë e Integrimit Evropian,Ministrinë e Punëve të Jashtme,Ministrinë e Zhvillimit Urban, dheNjësinë e Bashkërendimit të Programeve Zhvillimore dhe Planifikimit Strategjik, në Departamentin e Programimit tëZhvillimit, Financimeve dhe Ndihmës së Huaj në Kryeministri.Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA)mbështeti hartimin dhe botimin e këtij planiOlof Palme International Center mbështeti procesine konsultimeve me rrjetet rinore në të gjithë vendin.Shtypur nga: Shtypshkronja “PEGI”Adresa: Lundër, TiranëEmail: shtypshkronjapegi@yahoo.comcel: 0694007501

Mesazhi i Kryeministrit të Shqipërisë, sh.t.Z. Edi RamaPlani Kombëtar i Veprimit për Rininë shënon një momenttë rëndësishëm kthese në mënyrën sesi është sjellë politikame rininë. Ky plan që vjen si pjesë e Programit të Qeverisëpër Rininë, i Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dheIntegrim, i Strategjisë së Bashkimit Europian për Rininë, sidhe Planit Kombëtar të Veprimit Për Zbatimin e StrategjisëRajonale SEE (2014-2020) është pa as më të voglin dyshimpërpjekja më serioze për të ndërhyrë thellë e në mënyrëgjithëpërfshirëse për transformimin e realitetit ku jetojnë,studiojnë, ëndërrojnë të rinjtë shqiptarë.E vërteta është se për rininë është folur e thënë shumë,padyshim. Por mes të thënit e të bërit ka qëndruarvazhdimisht një hapësirë e madhe sa indiferenca e treguarndër vite nga politika kundrejt çështjeve e problematikaveme të cilat përballet rinia shqiptare.Pavarësisht retorikës e premtimeve, mesazhi real që kanëmarrë e kuptuar të rinjtë shqiptarë ndër vite nga politika kaqenë se ata janë të parëndësishëm, thjesht numra pa ndonjëpeshë të madhe në qeverisjen e punët e vendit. Rinia kaqenë, si të thuash, një fjalë që qëndron bukur në fjalimee deklarata, por kurrë një prioritet i vendimmarrjes dhepolitikës. Në asnjë moment në këto dy dekada e gjysmënuk ka pasur një përpjekje të sinqertë për t’i komunikuarrinisë me vepra një mesazh të thjeshtë: shoqëria shqiptare, tëgjithë ne kemi nevojë për energjinë, trurin, imagjinatën dhetalentin e çdo të riu, se për të një shoqëri është e pakuptimtëqë të përpiqet të zgjidhë problemet me të cilat përballet papjesëmarrjen e rinisë dhe pa investuar seriozisht tek rinia.Prandaj ndihemi krenarë që sot, dy vjet pas zotimit tonë serinia do të jetë një nga prioritetet e Aleancës për ShqipërinëEuropiane, kemi hedhur hapin e parë drejt transformimittë realitetit për rininë shqiptare duke siguruar që për herë tëparë vizioni për mbështetjen dhe krijimin e mundësive përrininë, nuk mbeten më në lëmin e fjalëve apo dëshirave,por gjejnë shprehje në një dokument serioz, me objektiva,politika e masa konkrete dhe me buxhete të planifikuara përkrijimin e kushteve dhe mjedisit për një rini aktive, që luanrolin që meriton në çdo fushë të jetës së vendit dhe që përmesangazhimit të saj hedh themelet e zhvillimit të mbarë shoqërisëshqiptare në vitet e dekadat që do të vinë. Plani Kombëtar iVeprimit për Rininë për periudhën 2015-2020, përfaqëson nëkëtë mënyrë dokumentin themelor për bashkërendimin dhezbatimin e politikave ndërsektoriale për rininë duke filluarnga punësimi dhe arsimi, mbrojtja e shëndetit dhe mbrojtjasociale, kultura, sporti dhe vullnetarizmi, e veçanërisht rritjae pjesëmarrjes së të rinjve në proceset demokratike dhevendimarrjen politike.E po ashtu duhet të ndihemi krenarë për mënyrën sesi ështëpërgatitur ky plan, jo nga ndonjë burokratë apo ekspertë nëndonjë zyrë diku në ngrehinën e madhe që është administratapublike për t’ju servirur paskëtaj të rinjve, ashtu siç ka ndodhurrëndom në vitet e shkuara. Kjo strategji është hartuar mekontributin e drejtpërdrejtë të mbi 12000 të rinjve, studentëdhe përfaqësues të shoqërisë civile, përmes takimeve në mbarëvendin apo duke përdorur mjete virtuale të komunikimit kuata kanë dhënë mendimet dhe shprehur nevojat e tyre ,të cilatjanë hedhur në letër duke na dhënë sot këtë dokument.Gjej rastin t’i falenderoj sot të gjithë ata të rinj, qëkontribuan në hartimin e këtij plani, ashtu siç gjej rastintë falenderoj edhe UNFPA (Fondi i Kombeve të Bashkuarapër Popullsinë) për ndihmën dhe ekspertizën teknike dhefinanciare në formatimin dhe buxhetimin e këtij Plani, dheQeverinë Suedeze që nëpërmjet Olaf Palme Center, asistuanprocesin e konsultimeve me të rinjtë shqiptarë.Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë ka çdo të drejtëtë ndihet krenare për punën që ka bërë sepse me këtëdokument është hedhur padyshim një hap në drejtimin eduhur. Por nuk duhet të harrojmë për asnjë moment se kyështë veç fillimi, veç hapi i parë. Sfida e vërtetë është paranesh sepse rinia nuk do të na gjykojë e vlerësojë nisur ngafjalët e shkruara në letër, por nisur nga ndryshimi konkret qëata do të ndjejnë në jetët e tyre.Objektivat kryesore të Planit Kombëtar të Veprimit përRininë janë 6.Nxitja dhe pjesëmarrja e të rinjve në proceset vendim-marrjetdemokratike, përbën objektivin e parë strategjik dhe ka si qëllimjo vetëm krijimin e infrastrukturës përkatëse për mbështetjen etë rinjve, qëndrave rinore, por dhe forcimin e strukturave dhekapaciteteve të organizatave dhe grupeve rinore.Nxitja e punësimit të të rinjve përmes politikave efektive tëtregut të punës, përmirësimit të kuadrit ligjor, mbështetjessë programeve “start-up” zgjerimit të kurseve të ofruara ngashkollat e Aftësimit Profesional dhe krijimit të konkurseveqë nxisin idetë inovative.Shëndeti, Sporti dhe Mjedisi, qëllimi i këtij objektivistrategjik është ruajtja dhe mbrojtja e shëndetit të të rinjvepërmes politikave të integruara shëndetësore, shoqëruar memasivizim të kulturës sportive.Edukimi i të Rinjve, ky objektiv do të synojë përmirësimin ekurrikulave të lidhura me aftësimin për jetën, përmirësimindhe forcimin e zinxhirit të sistemit arsimor.Mbrojtja Sociale, aktivitetet e parashikuara synojnë tëforcojnë hallkat e këtij sistemi duke filluar që nga forcimi ikapaciteve dhe deri tek ndërveprimet komunitare.Kultura dhe vullnetarizmi, qëllimi i këtij objektivi është tëpërmirësojë mundësitë për të rinjtë për organizimin e kohëssë lirë në aktivitete dhe veprimtari të fushave të ndryshme.Krijimi i Korpusit të Rinisë (KR).Kjo strukturë do të jetë ebazuar në modelin “USA Peace Corps Volunteers”, përmessë cilit do të ofrohen aktivitete dhe shërbime komunitarevullnetare.KryeministriEdi RAMA

PërmbajtjaI. HYRJA6II. ANALIZA AKTUALE8III. VIZIONI.9IV. OBJEKTIVI STRATEGJIK 1: NXITJA DHE PJESËMARRJA E TË RINJVENË PROCESET VENDIM-MARRJET DEMOKRATIKE10V. OBJEKTIVI STRATEGJIK 2: NXITJA E PUNËSIMIT TË TË RINJVEPËRMES POLITIKAVE EFEKTIVE TË TREGUT TË PUNËS.19VI. OBJEKTIVI STRATEGJIK 3: SHËNDETI, SPORTI DHE MJEDISI30VII. OBJEKTIVI STRATEGJIK 4: EDUKIMI I TË RINJVE42VIII. OBJEKTIVI STRATEGJIK 5: MBROJTJA SOCIALE49IX. OBJEKTIVI STRATEGJIK 6: KULTURA DHE VULLNETARIZMI.53X. MONITORIMI DHE VLERËSIMI58ANEKS I - TABELAT66

MINISTRIA E MIRËQENIES SOCIALE DHE RINISËI. HYRJEShqipëria, në krahasim me vendet e tjeraevropiane, vazhdon të mbetet një vendme moshë mesatare të re, ku rreth 24% epopullatës dominohet nga mosha 15-29vjeç1, duke përbërë grupimin më të madhtë forcës aktive në shoqëri dhe forcës së aftëpër punë.Edhe pse të rinjtë kanë qenë vazhdimishtnë vëmendjen e qeverive shqiptare, përsëriata përballen me sfida të ndryshme, të tillasi përfshirja e tyre në proceset vendimmarrëse dhe proceset demokratike, punësimin,edukimin, kujdesin shëndetësor dhe përfshirjen sociale, e të tjera.Në vitin 2007 u hartua Strategjia Kombëtare e Rinisë (2007-2013), përmes së cilëssynohej hartimi i strategjive dhe politikaverinore kombëtare integruese, për adresimine problemeve me të cilat përballen tërinjtë. Në vitin 2013, qeveria e re vendosifuqimisht theksin tek rinia duke paraqiturnjë platformë politike për të rinjtë për tëadresuar në mënyrë direkte dhe specifikeproblemet e lidhura me rininë.Ideja e hartimit të Planit Kombëtar përRininë vjen si një domosdoshmëri nëkushtet aktuale, jo vetëm nisur nga faktii përfundimit të mandatit të strategjisë sëmëparshme të rinisë, por dhe si rezultat inevojës për tu përputhur me objektivate qeverisë së re dhe ndryshimeve social-ekonomike dhe kulturore që kanëndodhur vitet e fundit në Shqipëri.Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë(MMSR), në kuadër të hartimit të Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim(2014–2020) dhe konsultimeve publikeme grupet e interesit, hartoi Planin Kombëtar të Veprimit për Rininë (2015 – 2020)dhe masat konkrete që ministritë e linjësdhe aktorët kryesorë të përfshirë në këtë1 INSTAT 20146plan do të ndërmarrin për realizimin e tyre.Qëllimi i këtij plani është zhvillimi dhekoordinimi i politikave ndërsektorialerinore në edukim, punësim, shëndetësi,kulturë dhe forcimin e pjesëmarrjes së tërinjve në jetën shoqërore dhe procesetvendimmarrëse.Hartimi i këtij dokumenti kaloi përmesdisa fazave dhe me pjesëmarrjen e shumëaktorëve dhe grupeve të interesit. Fillimisht,në mbështetje të këtij plani u hartua urdhrii Kryeministrit nr. 204, dt. 25.08.2014,“Për ngritjen e grupit ndërministror të punëspërgjegjës për bashkërendimin, hartimin dhendjekjen e zbatimit të planit kombëtar tëveprimit për rininë, 2014-2020, në kuadërtë Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dheIntegrim, 2014-2020” me përfaqësuesnga ministritë e linjës të përfaqësuar nënivel zv.ministrash. Më pas, MMSR nëbashkëpunim me rrjetin e organizatave tëOlof Palme Center dhe me mbështetjen eUNFPA-Shqipëri, në nivel kombëtar u organizuan një seri takimesh konsultative metë rinj nga universitete apo përfaqësues tëorganizatave të ndryshme rinore dhe shoqërisë civile. Në këto takime u diskutuanobjektivat strategjikë, me qëllim marrjene mendimeve dhe opinioneve të tyre, sipërfituesit direkt të këtij plani.Në vijim të takimeve konsultative, MMSR,në shtator 2014, organizoi një konferencëkombëtare dy ditore ku morën pjesë përfaqësues nga ministritë e linjës, përfaqësuestë organizatave rinore, forumeve partiake,agjenci/organizata të ndryshme të cilatmbulojnë apo punojnë direkt më çështjetrinore. Qëllimi i kësaj konference ishtehartimi i dokumentit fillestar të Planit

në të njëjtën linjë me Programin e Qeverisëpër Rininë, Strategjinë Kombëtare përZhvillim dhe Integrim, Strategjinë e Bashkimit Europian për Rininë, si dhe PlaninKombëtar të Veprimit Për Zbatimin eStrategjisë Rajonale SEE (2014-2020).PLANI KOMBËTAR I VEPRIMIT PËR RININËKombëtar të Veprimit për Rininë 20152020. Në këtë dokument u adresuan problematikat dhe nevojat aktuale të të rinjve sidhe zgjidhjet potenciale.Gjatë dy ditëve të zhvillimit të konferencës,pjesëmarrësit diskutuan në mënyrë aktivembi objektivat kryesorë në të cilat do tëmbështetet ky plan veprimi, angazhimine qeverisë shqiptare dhe hapat konkrete qëduhen ndjekur nga ministritë e linjës përzbatimin e aktiviteteve të planit.Në fund të këtij procesi, u vendosënpikat dhe fushat kryesore në të cilat do tëmbështetet Plani Kombëtar i Veprimit përRininë 2015-2020. Ato përbëjnë dhe thelbin e objektivave të përgjithëshme të këtijplani të cilat janë: nxitja dhe pjesëmarrjae të rinjve në proceset vendimmarrësedhe demokratike, rritja e punësimit të tërinjve përmes politikave efektive të treguttë punës, shëndeti, mjedisi dhe fuqizimii kulturës sportive, edukimi i të rinjve,mbrojtja sociale, kultura dhe vullnetarizmi.Plani Kombëtar i Veprimit për Rininë është7

MINISTRIA E MIRËQENIES SOCIALE DHE RINISËII. ANALIZA AKTUALERinia, si pjesa më e madhe e shoqërisë shqiptare vuan shkallën më të lartë të papunësisënga të gjithë grupmoshat. Shkalla e papunësisë për tremujorin e parë të vitit 2014, dukeiu referuar të dhënave nga INSTAT, për grupmoshën 15-29 vjeç është 30.2 % nga ku 33% janë meshkuj dhe 25.4% janë femra. 2 Sipas një raporti të botuar në vitin 2012, tërinjtë e vlerësojnë papunësinë si një nga problemet më madhore në shoqërinë shqiptaredhe kanë tendencën të shikojnë punën si zgjidhje të problemeve të tyre.3Gjithashtu, karakteristikë mbetet përfshirja e ulët e të rinjve në praktika/stazhe gjatëstudimeve edhe pse vlerësohet si një ndër mekanizmat kryesorë për kalimin nga shkollanë punë. Vetëm 19.7% e të anketuarve shprehen të kenë kryer praktika ndërkohë që tëdhënat tregojnë një ndryshim të vogël të shifrave ku vajzat angazhohen në praktika mëshumë se djemtë.4Përsa i përket angazhimit social vërehet se vetëm 16 % e të rinjve janë përfshirë në aktivitete vullnetare përgjatë vitit të kaluar në Shqipëri.5 Shifra të ngjashme raportohen edhe nëIndeksin e Shoqërisë Civile të vitit 2010 ku 18 % e të pyeturve kanë kontribuar me punëvullnetare dhe po kaq bëjnë pjesë në organizata të ndryshme me profil shoqëror.6Sfidat në këtë sektor lidhen me fuqizimin ekonomik të të rinjve përmes programevenxitëse të punësimit, arsimimit, shëndetit dhe mbrojtjes sociale; krijimin e hapësiravepublike në shërbim të të rinjve; forcimin e kapaciteteve të organizatave rinore dhe krijmine rrjeteve rinore, krijimin e këshillave rajonale dhe komiteteve kombëtare këshillues përçështje që lidhen me të rinjtë; rritjen e pjesëmarrjes aktive të të rinjve në programekomunitare dhe ndër-rajonale.Në këtë kuadër në vitin 2014 është punuar për përgatitjen e Planit Kombëtar të Veprimitpër Rininë 2015-2020, i cili synoi të përfshijë grupet e interesit në procesin e konsultimit,duke pasur në thelb domosdoshmërinë për ndërtimin e platformave të qarta për të rinjtëpër të krijuar hapësira në kultivimin e talentit dhe kreativitetit të tyre.Gjithashtu kjo platformë synon krijimin e mekanizmave nxitës së punësimit dhe sipërmarrjes rinore, pjesëmarrjes së të rinjve në shoqëri, vullnetarizmit dhe angazhimit socialndër të tjera.2 Anketa Tremujore e Forcave të Punës, mes/tregu-i-pun%C3%ABs.aspx?tab tabs-53 Fondacioni Friedrich Ebert, ‘Rinia shqiptare 2011’ Mes besimit për të ardhmen dhe dyshimit përtë tashmen! ublications-2013.php4 Fondacioni Friedrich Ebert, ‘Rinia shqiptare 2011, mes besimit për të ardhmen dhe dyshimit përtë tashmen!’, botuar në nëntor ns/publications-2013.php5 Fondacioni Friedrich Ebert,‘Rinia shqiptare 2011, Mes besimit për të ardhmen dhe dyshimit përtë tashmen!’, botuar në nëntor ns/publications-2013.php botuar në nëntor2012.86 Civil Society Index for Albania 2010, Civicus and cations/CSI%20Albania%20ACR ENG.pdf

III. VIZIONI I PLANIT KOMBËTARTË VEPRIMIT PËR RININËVizioni i Planit Kombëtar të Veprimit për Rininë është në të njëjtën linjë me Porgramin eQeverisë për Rininë si dhe Strategjinë Kombëtare të Zhvillimit dhe Integrimit.VIZIONI: KRIJIMI I KUSHTEVE DHE NJË MJEDISI TË SIGURTËSOCIAL, SHËNDETËSOR DHE POLITIK, PËR NJË RINI AKTIVE DHETË BARABARTË NË TË GJITHA FUSHAT E JETËS DHE ME STATUSTË KONSOLIDUAR PËR TË ARDHMEN E TYRE.OBJEKTIVAT DHE AKTIVITETET E PLANIT KOMBËTARTË VEPRIMIT PËR RININË, 2015 - 2020 (PKVR)Ky dokument përmban gjashtë (6) objektiva të përgjithshëm (OP) dhe njëzet e nëntë(29) objektiva specifikë (OS). Në të njëjtën kohë, objektivat janë shoqëruar me indikatorët përkatës (sasiorë dhe cilësorë) si dhe me kostot e detajuara për çdo aktivitet. Përnjë vlerësim të përafërt të kostove të nevojshme për zbatimin e PKVR së, janë marrë nëkonsideratë programet buxhetore afat-mesme të ministrive të linjës të përfshira në këtëplan për periudhën 2015-2017.Pas konsultimeve direkte dhe me disa agjenci financuese në Shqipëri, është marrë nëkonsideratë dhe kontributi i donatorëve për disa nga aktivitetet e këtij plani.Gjithashtu janë përllogaritur në mënyrë të përafërt të gjitha aktivitetet e tjera të cilatpërmbushin objektivat e këtij plani edhe pse nuk kanë burime financiare në buxhetine PBA-ve të ministrive të linjës, por janë kategorizuar në fonde të pambuluara, të cilatmund të mbulohen nga donatorë në të ardhmen.Grafikët e mëposhtëm paraqesin një pamje të përgjithshme të kostove sipas objektivavedhe raportin e financimit mes qeverisë dhe donatorëve për periudhën 2015-2020.% e Financimeve Buxheti i Qeverisë vs Donatorëdhe kosto të pambuluaraFinancimi i PKVR për 2015-2020(buxhet shteti donatorë dhe kosto të tivi 51%80.0%Objektivi 62%Objektivi 15%Objektivi 232 %60504030PLANI KOMBËTAR I VEPRIMIT PËR RININËMisioni i Planit Kombëtar të Veprimit për Rninë është, përmirësimi i cilësisë së jetës së tërinjve dhe forcimi i statusit të tyre, përmes zhvillimit të më shumë mundësive në edukim,punësim, shëndetsi, kulturë dhe rritjen e pjesmarrjes së plotë të të rinjve në shoqëri ektivi 436 %10020152016Qeveria201720182019Donator kosto të pambuluara2020Objektivi 324 %9

MINISTRIA E MIRËQENIES SOCIALE DHE RINISËIV. OBJEKTIVI STRATEGJIK 1:NXITJA DHE PJESËMARRJA E TË RINJVE NË PROCESET /VENDIM-MARRJET DEMOKRATIKE10Edhe pse në Shqipëri popullata nën 30vjeç, përbën rreth një të tretën e popullsisë,përsëri pjesëmarrja e të rinjve në procesetdhe vendim-marrjet demokratike dhe jetënshoqërore mbetet në nivele tepër të ulëta.Faktorët që kanë kontribuar: mungesa ekuadrit ligjor që përcakton detyrimet ligjore dhe politikat qeverisëse që nxisin dhemotivojnë të rinjtë të jenë pjesë aktive nëproceset dhe vendim-marrjet demokratike.Pjesëmarrja aktive e të rinjve në procesinzgjedhor dhe sidomos votuesve për herë tëparë ka ardhur gjithmonë e në rënie.Nga ana tjetër, edhe pse ekzistojnë njënumër i madh organizatash rinore, një pjesëe konsiderueshme e tyre kanë mangësi nëformën e organizimit, lidershipit, shkrimdhe menaxhim projektesh. Një tjetërmangësi që haset në sektorin e organizataverinore (por jo vetëm) është dhe mungesa ebashkëpunimit mes organizatave rinore megrupet e shoqërisë civile, institucioneve apoagjencitë financuese.Përfaqësimi i të rinjve në jetën politikedhe sidomos në strukturat e qeverisjesvendore mbetet në nivele tepër të ulëta.Përfaqësimi tyre në këto struktura bëhet josipas ligjeve apo vendimeve në fuqi, por nëshumicën e rasteve sipas njohjeve personaleapo “dëshirës së mirë dhe vullnetit” të drejtuesve partiakë.E njëjta gjë mund të thuhet dhe nëzbatimin e parimit të barazisë gjinore dhediskriminimit. Edhe pse “de jure” ekzistonnjë ligj që detyron forcat politike të ruajnëpërfaqësimin në masën 30% të femrave,ky ligj në shumicën e rasteve anashkalohetapo gjenden mekanizma të ndryshëm përmoszbatimin e tij. Qëllimi i këtij aktivitetiështë avokimi me grupimet politike për tënxitur forcat politike të sigurojnë pjesëmar-rje përfaqësimit të të rinjve në masën 20%në strukturat e qeverisjes vendore.Një ndër sfidat që të rinjtë dhe organizatatrinore me të cilat përballen sot është jovetëm mbështetja financiare për iniciativatë ndryshme por mbi të gjitha qasja dhemungesa e informacionit ndaj burimeve tëndryshme që kanë lidhje me mbështetjene të rinjve apo aktiviteteve të ndryshmerinore. Nga ana tjetër, edhe pse jetojmë nëepokën dixhitale dhe pjesa më e madhe etë rinjve janë familjarë me mjetet e reja tëkomunikimit dhe teknologjisë, përsëri njëpjesë e madhe e të rinjve hasin vështirësi nëblerjen e “produkteve dixhitale origjinale”dhe mbi të gjitha në shkëmbimin dhendarjen e informacionit.Një tjetër fenomen që po vihet re vitet efundit, është dhe rikthimi në atdhe e njëpjese të madhe të rinjsh të cilët kanë emigruar në vendet fqinje, dhe kryesisht Greqidhe Itali. Kjo grup moshë ose ka lindur nëkëto shtete, ose ka ikur nga Shqipëria në njëmoshë fare vogël, por janë shkolluar dhekanë punuar në profesione të ndryshme,duke marrë edukim dhe praktika të mirapune. Por edhe pse mund të kenë fituaraftësi të mira në këto vende, ri-integrimi ityre në realitetin shqiptar është i vështirë.Me qëllim mbështetjen e të rinjve dhe organizatave rinore, aktivitetet e parashikuaranë këtë objektiv kanë për qëllim fuqizimine mbështetjes së të rinjve (që jetojnë nëShqipëri por dhe atyre të kthyer nga emigracioni) përmes krijimit të mekanizmavembështetës financiar dhe krijimit të lehtësirave të shkëmbimit të informacionit dheburimeve të komunikimit.Së fundmi, aktivitetet e parashikuara nëObjektivin Strategjik 1 kanë si qëllim jovetëm krijimin e infrastrukturës përkatëse

Objektivi specifik 1.1Forcimi i strukturave dhe kapaciteteve tëorganizatave rinoreBuxhetiBuxheti i Shtetit – 543,206,000 lekëpër periudhën 2015-2020 (52%)Kosto të pambuluara – 505,722,000 lekëpër periudhën 2015-2020 (48%)Aktiviteti 1.1.1Ngritja e Shërbimit Kombëtar të Rinisë(SHKR), si institucioni përgjegjës përzbatimin e politikave dhe programeve rinoretë miratuara nga MMSR. Ngritja e Qendrave Rinore Rajonale (në varësi të SHKR)të cilat do të jenë njësi të drejtëpërdrejta përorganizimin e aktiviteteve dhe shërbimevepër të rinjtë.Bazuar në VKM Nr. 377, datë 11.6.2014,është ngritur Shërbimi Kombëtar i Rinisë(SHKR), si institucioni përgjegjës përzbatimin e politikave dhe programeverinore të miratuara nga MMSR. StrukturaQendrore do të ketë staf prej 8 personash.Gjithashtu parashikohet ngritja e Qen-drave Rinore Rajonale me katër specialistënë varësi të SHKR-së, të cilat do të jenenjësi të drejtëpërdrejta për organiziminaktiviteteve dhe shërbimeve për të rinjtë.Indikatori Ngritja e Shërbimit Kombëtar të Rinisënë Tiranë dhe ngritja e QendraveRajonale në çdo rajon.BuxhetiKostoja e përgjithshme mbulon shpenzimenë infrastrukturë, burime njerëzore, shpenzime operative, e të tjera. (shiko Aneksi1;Tabela1).Buxheti i Shtetit – 390,300,000 lekë përperiudhën 2015-2020.Fonde të pambuluara – në momentine hartimit të këtij plani nuk ka fondedonatorësh të parashikuara për SHKR.Aktiviteti 1.1.2Krijimi i Korpusit të Rinisë (KR)Kjo strukturë do të jetë e bazuar nëmodelin “USA Peace Corps Volunteers”,përmes së cilit do të ofrohen aktivitete dheshërbime komunitare vullnetare. Parashikohet që në vitin e parë të ndërhyrjes 24vullnetarë të KR dhe 2 trajnerë të tyre dotë vendosen në 3 Rajone të vendit për njëperiudhë 3-mujore për të ofruar shërbimetë ndryshme në zonat e mësipërme. Më pasdo të vazhdohet me vlerësimin e ndërhyrjesdhe hartimin e rekomandimeve përkatësepër vazhdimësinë e saj.PLANI KOMBËTAR I VEPRIMIT PËR RININËpër mbështetjen e të rinjve për të qenë pjesëaktive në proceset dhe vendim-marrjetdemokratike por edhe forcimin e strukturave dhe kapaciteteve të organizatave dhegrupeve rinore.Objektivi Strategjik 1 është i ndarë nëkatër (4) objektiva specifikë dhe 17shtatëmbëdhjetë aktivitetete mbështetëse,të cilat korrespondojnë me rreth 38indikatorë. Kostoja totale e aktivitetevetë parashikuara në këtë objektiv është1.048.928 lekë, nga të cilat 52% mbulohennga buxheti i shtetit dhe 48% janë kostotë pambuluara që mund të sigurohen ngabashkëpunimi me donatorët apo grupet einteresit.Indikatorët Përgatitja e kuadrit ligjor dhe ngritja eKR (2015). Pilotimi i aktiviteteve të KR në 3 Rajonetë vendit dhe vlerësimi i ndërhyrjes(2015).11

24 vullnetarë dhe 2 trajnerë do tëshërbejnë për një periudhë 3-mujore nëzonat që do të përcaktohen për pilotim. Shtrirja e aktiviteteve të KR në të gjithëShqipërinë (2017 - 2020).BuxhetiBuxheti i Shtetit – 334,000 lekë për2015Fonde të pambuluara- 120,590 lekë përperiudhën 2015-2020MINISTRIA E MIRËQENIES SOCIALE DHE RINISËIndikatori 112Kostoja e përgjithshme për indikatorine parë i cili duhet të realizohet për vitin2015, do të mbulohet nga MMRS dheduke përdorur si bazë modelin e PBA-së,koston e produktit “Projekt-akte dhe akteligjore dhe nënligjore” ku përcaktohetkostoja për një akt ligjor. Është pranuarqë ky indikator të realizohet nga buxheti ikësaj Ministrie me një kosto mesatare prej334,000 lekë.Indikatori 2Në vijim janë kostuar produktet lidhur mepilotimin e KR në tre rajone të vendit memesatarisht 24 vullnetarë të cilët do të qëndrojnë për 3 muaj në secilin rajon, shoqëruar nga dy trajnerë të cilët do të qendrojnëvetëm 1 muaj. Kategoritë e shpenzimeve tëparashikuara janë shpenzime udhëtimi dhedieta/akomodim për vullnetarët/trajnerët,shpenzim i cili fillon në vitin 2016.Vazhdimësia e këtyre aktiviteteve me qëllimshtrirjen në të gjithë vendin është kostuarme një përllogaritje mesatarisht 3 aktiviteteme vullnetarë në çdo vit.Me një rritje buxheti për vitin 2016 prejmesatarisht 20% e cila vazhdon e tillëpërgjatë gjithë viteve.Aktiviteti 1.1.3Forcimi i pjesëmarrjes aktive e Qeverisësë Nxënësve (arsimi parauniversitar) dheKëshillave Studentorë (Universitete) në proceset e vendimmarrjes dhe rritjen e cilësisë sëprocesit arsimor.Si aktivitete bazë për këtë objektiv specifikjanë organizimi i trajnimeve (Arsiminpara-universitar dhe i Lartë) me qëllim jovetëm forcimin e kapaciteteve të Qeverisësë Nxënësve/Këshillave Studentorë nëinstitucionet arsimore përkatëse, por dheforcimin e bashkëpunimit Qeveritë e Nxënësve/Këshillave studentorë të shkollavetë tjera (p.sh. veprimtari të përbashkëtaartistike, sportive, projekte të përbashkëta)dhe organizatave apo grupeve rinore tëndryshme.Indikatorët Arsimi parauniversitar: Dy (2) trajnimenë vit për çdo Prefekturë (24 trajnime/vit) me pjesëmarrjen e të pakten 25-30nxënës/trajnim. Arsimi i Lartë: Një (1) takim kombëtarvjetor me pjesëmarrjen e 50-70studentëve (nga universitet publike dhejo-publike).BuxhetiBuxheti i Shtetit – nuk ka fondeFonde të pambuluara: 37,290,000 lekëpër periudhën 2015-2020Përllogaritja e kostove është realizuar nëbazë të dy treguesve/produkteve kryesore.Trajnime në rajone me fokus të rinjtënë arsimin parauniversitar parashikojnëshpenzimet për trajner (paga, dieta/akomodim), kosto qiraje për zhvillimine trajnimit, si dhe shpenzime të tjera administrative. Janë parashikuar dy trajnimenë vit për çdo Prefekturë (24 trajnime/vit)me pjesëmarrjen e të pakten 25-30 nxënës/

trajnim. Kostoja mesatare për një trajnimështë 245.000 leke (Aneksi 1 Tabela 3). Trajnimi kombëtar me fokus të rinjtënga arsimi i lartë është parashikuar tëorganizohet në Tiranë me pjesëmarrjene rreth 50-70 studentëve (ngauniversitet publike dhe jo-publike nëtë gjithë vendin) dhe përfshin të njëjtatzëra shpenzimesh si më lart. Një takimkombëtar kushton rreth 355.000 lekë(Aneksi 1 Tabela 4).në Rajone) me pjesëmarrjen e 25- 30 personave nga organizatat dhe grupet rinore.Trajnimet në rajone parashikojnë shpenzimet për trajner, kosto qiraje për ambientin ku do të zhvillohet trajnimi, dietaudhëtimi dhe ushqimi për trajnerët si dheshpenzime administrative të tjera. Kostopër një trajnim është 245.000 lekë (kostopër tajnim është e njëjtë me ato të tabelës3-Aneksi 1).Objektivi specifik 1.2Mbështetje teknike për grupet dhe organizatat rinore për aftësimin e tyre në hartimin/shkrimin dhe menaxhimin plan bizneseveapo projekteve të ndryshme.Ky aktivitet synon ofrimin e ekspertizësteknike për organizatat rinore në fushën ehartimit/shkrimit të projekteve dhe menaxhimit të projekteve të ndryshme. Ekspertizado të ofrohet përmes trajnimeve periodikeafatshkurtra (1-2 ditë) nga specialistë mepërvojë në fushat e sipërpërmendura.Me qëllim pjesëmarrjen e sa më shumëtë rinjve nga zona të ndryshme të vendit,trajnimet do të organizohen në Tiranë dheme rotacion në çdo dy rajone në vit.Indikatorë Tre (3) trajnime rajonale në vit (1 nëTiranë dhe 2 në Rajone) me pjesëmarrjene 25- 30 personave nga organizatat dhegrupet rinore.BuxhetiBuxheti i Shtetit – nuk ka fonde tëmbuluaraFonde të pambuluara – 4,410,000 lekëpër periudhën 2015-2020Tregues të aktivitetit janë tre trajnimet qëdo të realizohen në vit (1 në Tiranë dhe 2Rritja e përfaqësimit të të rinjve nëproceset vendim-marrëse dhe strukturat eqeverisjes vendore.BuxhetiBuxheti i Shtetit – 334, 000 Lek përperiudhën 2015-2020Fonde të pambuluara – 65,704,000 përperiudhën 2015-2020Aktiviteti 1.2.1Takime avokatie me grupimet politike për tënxitur përfaqësimin e të rinjve në nivel 20%në Qeverisjen Vendore duke zbatuar parimet ebarazisë gjinore dhe diskriminimit (këshillat ekomunës, bashkiakë dhe në nivel Qarku).PLANI KOMBËTAR I VEPRIMIT PËR RININËAktiviteti 1.1.4Indikatorë Krijimi i grupit advokues mepjesëmarrjen e 7-10 të rinjve nga forumetrinore të partive politke, organizataverinore dhe OJF-ve. Studimi mbi politikat e përfaqësimit tëtë rinjve 18-29 vjeç në pushtetin vendordhe hartimi i platformës advokueserritjes së përfaqësimit të tyre me 20%në strukturat e qeverisjes vendore do tërealizohet gjatë 2015. Forum kombëtar (2 ditor) mepjesëmarrjen e drejtuesve të lartë të13

MINISTRIA E MIRËQENIES SOCIALE DHE RINISËforumeve rinore të partive politike,drejtuesve të lartë partiakë, përfaqësuesnga pushteti vendor, organizatat rinore,OJF, KQZ dhe OSBE mbi nxitjen epërfaqësimin e të rinjve në qeverisjenvendore. Takimet advokuese me përfaqësuestë forcave politike dhe organizimin eForumeve Rajonale (3 takime/vit) mepërfaqësues të partive politike në nivelrajonal dhe organizatave rinore përnxitjen e përfaqësimit të të rinjve nëqeverisjen vendore (2017 - 2019).Indikatori 4:BuxhetiIndikatorëBuxheti i Shtetit – nuk ka fonde tëmbuluaraFonde të pambuluara: 3,206,000 lekëpër periudhën 2015-2020 Krijimi Bordit Rinor Këshillimor nëMMSR (2015). Krijimi i Bordit Rinor Këshillimor nëstrukturat e Qeverisjes Vendore (2016).Indikatori 1BuxhetiKrijimi i grupit

Mesazhi i KryeMinistrit të shqipërisë, sh.t.z. edi raMa Plani Kombëtar i Veprimit për Rininë shënon një moment të rëndësishëm kthese në mënyrën sesi është sjellë politika . Në fund të këtij procesi, u vendosën pikat dhe fushat kryesore në të cilat do të mbështetet Plani Kombëtar i Veprimit për Rininë 2015-2020 .