Fjalor Shqiptar Terminologjik I Sektorit Të Ujërave

Transcription

REPUBLIKA E KOSOVESKeshilli Nder-Ministror per UjeraFjalor Shqiptar Terminologjiki Sektorit të Ujërave

PËRMBAJTJAPARATHENIA1HYRJE3METODOLOGJIA E ZHVILLIMIT TË FJALORIT ANGLISH-SHQIP DHE SHQIP-ANGLISHT TË SEKTORIT TË UJËRAVE (FPTSU)4Objektivat e fjalorit panshqiptar terminologjik të sektorit të ujërave4Qasja e përgjithshme e metodologjisë4Grupimi i termeve në grupe temash që lidhen me sektorin e ujërave5Formatet e Fjalorit të sektorit të ujërave6SHQIP-ANGLISHT FJALORI I SEKTORIT TË 28Yy230Zz232REFERENCAT236

FJALORI I SHKURTESAVEShkurtesatBEDomethëniaBashkimi EvropianDKUDirektiva Kornizë për UjëraDPSIRKorniza e Forcës Lëvizëse, Presioneve, Gjendjes, Ndikimeve dhe Përgjigjeve/Reagimeve për analizënmjedisoreDUDepartamenti i UjëraveEUREuro (monedha evropiane)FTSUFjalori Terminologjik i Sektorit të UjëraveIEDIMPRESSDirektiva mbi Emisionet (Shkarkimet) IndustrialeIdentifikimin e Ndikimeve dhe Vlerësimin e Presioneve në kuadër të Karakterizimit të Trupave UjorëINFInstitucionet Ndërkombëtare FinanciareKDKomiteti DrejtuesKEKomisioni EvropianKKKuvendi i KosovësKNMUKëshilli Ndër-Ministror për UjëraMMPHMinistria e Mjedisit dhe Planifikimit HapësinorMPMenaxhimi i Projektit / Programit / Menaxher i ProgramitNKONevoja Kimike për OksigjenPMKProgrami Mjedisor i KosovësQKQeveria e KosovësRBPellg Lumi (Basen Ujor)RBDRBMPRajon i Pellgut Lumor (Rajon i Basenit Ujor)Plani i Menaxhimit të Pellgut Lumor (Plani i Menaxhimit të Basenit Ujor)SCMStandardet e Cilësisë MjedisoreSidaAgjencia Ndërkombëtare Suedeze për Zhvillim dhe BashkëpunimSPIStrategjia e Përbashkët e ImplementimitShAShtet AnëtarSHBOShpenzimi Biokimik i OksigjenitTMDTeknikat më të Mira të DIsponueshmeTeRTUNUUATermat e ReferencësTrajtimi i Ujërave të Ndotura UrbaneUdhëzim AdministrativUEKUdhëheqëse e Ekipit të KomponentësUEPUdhëheqës i Ekipit të ProgramitUNUUjërat e Ndotura UrbaneVNMVlerësimi i Ndikimit në MjedisVSMVlerësimi Strategjik Mjedisor

BATON BEGOLLIKëshilltar i Kryeministrit, Këshilli Ndërministror i UjëraveKëshilli Ndërministror i Ujërave (KNMU) siguron forumin për grumbullimin dhe vlerësimin e përvojave pozitive në sektorin e ujit, poredhe të meta në zbatimin, komunikimin dhe bashkëpunimin. Për më tepër, ky këshill ofron një platformë të zhvillimit të politikavepër reformimin e sektorit të ujit duke marrë parasysh perspektivat e ndryshme, që nga përdoruesit e deri tek ofruesit e shërbimeve tëujit. Gjithashtu, KNMU zhvillon dhe miraton politikat e nevojshme për të siguruar qëndrueshmërinë e reformave dhe investimeve nësektorin e ujit.Në këtë kuadër, këshilli përfaqëson një nga institucionet kryesore referuese për donatorët ndërkombëtarë, të cilët kontribuojnë nëzbatimin e politikave të ujit dhe projekteve në Republikën e Kosovës.Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndëkombëtar (SIDA) së fundi ka financuar Programin Mjedisor të Kosovës (PMK), dukesynuar, përveç objektivave të tjera, ta mbështesë Këshillin Ndërministror të Ujërave përmes zbatimit të disa detyrave dhe aktiviteteve.Një prej tyre ishte hartimi i një Fjalori terminologjik Shqiptar për Ujin për të regjistruar terminologjinë e ujit gjatë dekadave të fundit, ipërgatitur në dritën e dëshmive të reja të dokumentara dhe zhvillimeve moderne ligjore në Europë.Ky fjalor termonologjik gjithëpërfshirës është një mjet i rëndësishëm referimi për të gjithë ata që janë të interesuar për shkencat dhestudimet e ujit dhe mjedisit. I shkruar në një stil të qartë dhe të kuptueshëm, fjalori rreth 800 përkufizime të organizuara në rendalfabetik dhe gjithashtu të grumbulluara në grupe “tematike”.Kuptimet për fjalët shkencore janë identifikuar nga gjetjet e dokumenteve të ndryshme relevante.Fjalori ka për qëllim të citojë referencat nga politikat, legjislacioni dhe direktivat europiane, të cilat janë të qasshme për lexuesit nëShqipëri, Kosovë dhe në vende të tjera fqinje ku ka pakica shqiptare.Fjalori ka për qëllim të citojë referencat nga politikat, legjislacioni dhe direktivat europiane, të cilat janë të qasshme për lexuesit nëShqipëri, Kosovë dhe në vende të tjera fqinje ku ka pakica shqiptare.Fjalori nuk ka për qëllim të ofrojë një terminologji të ngurtë (rigjide) ose këshilla përfundimtare se si të përdoren përkufizimet endryshme që lidhen me tema të ujit. Përkundrazi, ky dokument përfaqëson hapin e parë, synon të zhvillohet më tej dhe të përditësohetpërgjatë viteve në vijim, ndërsa kërkesa të reja dalin edhe njohuritë përmirësohen. Jemi gjithashtu të sigurt se një projekt i ngjashëmmund t’ua tërheqë interesoin e sektorëve të tjerë ekonomikë dhe teknikë në të ardhmen.Ky projekt nuk do të ishte i suksesshëm pa punën e një numri profesionistësh që punuan për implementimin e komponentave tëujit në PMK. Unë dua të shpreh vlerësimin tim të thellë për një ekip të tillë, në veçanti për Udhëheqësin e Ekipit të Programit, Z.Giuseppe Razza, i cili menaxhoi dhe koordinoi asistencën e përgjithshme teknike të Programit Mjedisor të Kosovës, udhëheqësen eEkipit të Komponentave të Ujit, znj. Mihaela Popovici, e cila e identifikoi dhe e kontrolloi terminologjitë në gjuhën angleze të fjaloritnë përputhje me Direktivat e BE-së dhe znj. Blerta Gashi, që u përkujdes për terminologjitë në gjuhën shqipe dhe kontrollin e cilësisë,duke marrë gjithashtu parasysh legjislacionin Kosovar dhe Shqiptar të këtij sektori.1

HYRJENë tekstin e mëposhtëm të këtij fjalori, kur i referohemi një termi, fjale apo përkufizimi në shqip, i referohemi termit, fjalësdhe përkufizimit të përdorur në Shqipëri dhe Kosovë, përkatësisht në gjuhën e folur dhe të shkruar nga popullata etnikeshqiptare që keton në këto troje. Kurdoherë që gjendet ndonjë dallim midis dialekteve shqipe në tekst, tregohet territori kupërdoret terminologjia e tillë.Për këtë arsye ky raport mund të përkufizohet si Fjalor Terminologjik Shqiptar i Ujit dhe është finalizuar duke përfshirë njëkonsultim me autoritetet relevante dhe aktorët e vendeve fqinje të Europës Juglindore.Për shkak të zhvillimit të shpejtë të legjislacionit si në nivel kombëtar ashtu dhe në BE, sektori i ujit karakterizohet endenga një larmi termash dhe përkufizimeve të përdorura në literaturën shkencore dhe në kontekstin teknik dhe legjislativ.Termet bazë si ‘rrezik’, ‘ndikim potencial’ dhe ‘rrezik potencial’ shpeshherë përdoren në kontekste të ndryshme. I njëjti termmund të ketë kuptime të ndryshme në varësi të përdoruesit dhe qëllimit të komunikimit të përdoruesit, audiencën marrëse,gjendjen aktuale, perspektivat, rrethanat, vendndodhjen, gjuhën, kulturën dhe kontekstin në përgjithësi. Për shembull,Direktiva Kornizë e Ujërave (2000/60/KE) flet për ‘substancën e rrezikshme’, ndërsa Direktiva SEVESO II (96/82/KE) përcakton‘substancën e rrezikshme’, ndërsa Ligji i Ujit nr. 04/L-147 (i Kosovës) i përkufizon “ndikimet e dëmshme të ujit” si veprimetujore që shkaktojnë dëmtim të pronës dhe paraqesin rrezik për shëndetin e njeriut ose “materialet e rrezikshme” si substancatoksike ose grup substancash rezistente dhe substancat me karakter bioakumulativ ose grupe substancash të cilat shkaktojnëtë njëjtin nivel rreziku.Edhe nëse një term përcaktohet me saktësi shkencore apo ligjore, termi i njëjtë mund të ketë përkufizime të ndryshmenë fusha të ndryshme shkencore ose në pjesë të legjislacionit, dhe këto përkufizime mund të ndryshojnë, meqë njohuritëshkencore evoluojnë e së bashku me to edhe shoqëria. Përkufizimet shkencore janë në dispozicion në tekstet shkollore dhenë dokumentet kërkimore, ndërsa përkufizimet legjislative gjenden në dokumentet ligjore siç janë direktivat e BE-së.Prandaj, ekziston nevoja për rishikimin e terminologjisë aktuale dhe për zhvillimin e një “fjalori” të qëndrueshëm të termavedhe përkufizimeve të ujit. Puna duhet të bazohet në shqyrtimin e ‘acquis’ të BE-së nga një aspekt terminologjik që lidhet metema të ujit. Termet e përcaktuara me legjislacion janë me interes primar. Rekomandohet gjithashtu të shtrihet puna e bërënë këtë raport për Sektorin e Ujërave në Sektorin e përgjithshëm Mjedisor.3

METODOLOGJIA E ZHVILLIMIT TË FJALORIT ANGLISH-SHQIP DHESHQIP-ANGLISHT TË SEKTORIT TË UJËRAVE (FPTSU)OBJEKTIVAT E FJALORIT PANSHQIPTAR TERMINOLOGJIK TË SEKTORIT TËUJËRAVEZhvillimi i terminologjisë është përgatitur duke u bazuar në shqyrtimin e hollësishëm të terminologjive ekzistuese të cilat gjendennë dokumentet e legjislacionit të BE-së, duke i marrë parasysh në radhë të parë direktivat e BE-së që janë në fuqi, si dhe duke e marrëparasysh terminologjinë e ofruar në legjislacionin e Shqipërisë dhe të Kosovës. Andaj, në përputhje me këtë qasje është propozuar njëterminologji konsistente e cila është në harmoni me legjislacionin e BE-së dhe e cila nuk ka për qëllim të ofrojë një terminologji strikteapo këshilla definitive mbi mënyrën e përdorimit të përkufizimeve të ndryshme lidhur me sektorin e ujërave. Më saktësisht, si objektive ka ofrimin e udhëzimeve për mënyrat e mundshme të përdorimit të terminologjisë përkatëse, si dhe ofrimin e një pikënisjeje tëmundshme për zhvillimet e mëtejshme drejt përdorimit uniform të terminologjisë së sektorit të ujërave në mbështetjen e vendimevedhe të vendimmarrjes së autoriteteve mjedisore dhe atyre përgjegjëse për ujëra, si dhe për përdoruesit e tjerë në trevat shqipfolëse.Prandaj, ky dokument final paraqet hapin e parë në këtë drejtim dhe synohet që të zhvillohet edhe më tej dhe të përditësohetvazhdimisht në të ardhmen me shfaqjen e kërkesave të reja dhe me avancimin e njohurive të fushës, mirëpo gjithnjë në konsultim meuniversitetet, institucionet akademike dhe me palët kyçe të interesit të vendeve të ndryshme ku flitet gjuha shqipe.QASJA E PËRGJITHSHME E METODOLOGJISËPërkufizimi konkret i një termi të caktuar pikë së pari është nxjerrë nga dokumentet relevante të legjislacionit të BE-së, të cilat janë tëdetyrueshme me ligj, ndërsa ato shprehje të cilat nuk përcaktohen me legjislacionin e BE-së janë përkufizuar në bazë të literaturës sëspecializuar, e cila është në dispozicion online në internet. Çdo përkufizim është shkruar në gjuhën angleze dhe në gjuhën shqipe.Termet janë të renditura në mënyrë alfabetike si dhe janë të grupuara në tema të ndryshme që lidhen me sektorin e ujërave. FjaloriTerminologjik i Sektorit të Ujërave është rezultat përfundimtar i sugjerimeve të marra nga palët e interesit pas një procesi konsultativtë organizuar mbi draftin e mëparshëm përfundimtar të këtij dokumenti. Grafiku i figurës paraqet metodologjinë e përgjithshme tëzhvillimit të Fjalorit Panshqiptar Terminologjik të Sektorit të Ujërave.Legjislacioni i BEUdhëzuesit dhe Politikat e BE-sëLegjislacioni i Shqipërisë/KosovësDrafti i versionit Anglisht-Shqip të FPTSU. Renditje AlfabetikeLista e TemaveD Drafti i versionit Anglisht-Shqip të FPTSU. Termet nw Grupe TemashKontributi i Palëve të InteresitFinalizimi i versionit Anglisht-Shqip të Fjalorit Panshqiptar Terminologjik të Sektorit të UjëraveFig.1: Metodologjia e Përgjithshme e përdorur për të finalizuar Fjalorin Panshqiptar Terminologjik të Sektorit të Ujërave4

GRUPIMI I TERMEVE NË GRUPE TEMASH QË LIDHEN ME SEKTORIN E UJËRAVETermet janë paraqitur të grupuara në grupe të temave të paracaktuara. Lista e këtyre temave përfshinë kategoritë e mëposhtme:Agriculture and irrigation - Bujqësi dhe ujitjeDrinking water - Ujë i pijshëmDrought - ThatësirëEconomic analysis - Analizë ekonomikeEnvironmental assessment - Vlerësim mjedisorEnvironmental objectives - Objektiva mjedisoreEnvironmental problems - Probleme mjedisoreFloods - PërmbytjeHydraulics - HidraulikëImpact assessment - Vlerësim i ndikimitIndustry - IndustriInformation systems - Sisteme InformativeInstitutional and legal aspects - Aspekte institucionale dhe ligjoreMeasures - MasatMonitoring - MonitorimPollution - NdotjePressure assessment - Vlerësim i presioneveProtected areas - Zona të mbrojturaPublic health - Shëndet publikPublic information, consultation and participation - Informim, konsultim, dhe pjesëmarrje publikeRisk - RrezikuRiver basin - Pellg lumor (Basen ujor)Sewerage and waste water treatment - Kanalizim dhe trajtim i ujërave të ndoturaTransboundary issues, international agreements - Çështje ndërkufitare, marrëveshje ndërkombëtareWater bodies status - Status i trupave ujorëWater bodies - Trupa ujorëWater management - Menaxhim i ujëraveWater quality - Cilësi e ujëraveWater supply - Furnizim me ujë5

FORMATET E FJALORIT TË SEKTORIT TË UJËRAVEKrijimi dhe mirëmbajtja e fjalorëve teknik paraqet një sfidë që tashmë dihet, andaj për dizajnimin e versionit përfundimtar të fjaloritkërkohet një fleksibilitet i madh. Për të përmbushur këtë kërkesë, versioni final i Fjalorit Panshqiptar Terminologjik të Sektorit të Ujëraveështë prezantuar në dy formate: a) në formë të Bazës së Të Dhënave në MS Access, si dhe b) në format të Word Dokumentit të shtypur.Baza e të Dhënave në MS AccessBaza e të Dhënave në MS Access do të shërbejë si një mjet dinamik me mundësi përditësimi. Mirëpo me rëndësi është edhembështetja dhe mirëmbajtja afatgjate e Bazës së të Dhënave të FJalorit të Sektorit të Ujërave, e cila kërkon vendimin e MMPH-sëqë një gjë e tillë të sigurohet. Struktura e Bazës së të Dhënave është përshkruar më poshtë.Tabela "Referencat Kyçe”Tabela "Temat"Përfshinë opsionin e zgjedhjes së temave nga një listë temash të renditura sipas rendit alfabetik.6

Tabelat e terminologjisëPër secilën shkronjë të alfabetit: A, B, C, D, etj., ekziston një tabelë me terme që fillojnë me atë shkronjë. Tabela "Temat" është elidhur me shtyllën e titulluar "Topic-Tema" brenda këtyre tabelave të cilat i përmbajnë termet sipas shkronjave të alfabetit (shihnishembullin më poshtë), kështu që sigurohet një konsistencë sa i përket grupimit të termeve sipas temave, siç u përshkrua nëSeksionin 3.4. më sipër.FormatEkziston një formë për çdo tabelë që përmban termet sipas një shkronje të caktuar të alfabetit.Formati i shtypur i Word DokumentitFjalori Anglisht-Shqip dhe Sh

METODOLOGJIA E ZHVILLIMIT TË FJALORIT ANGLISH-SHQIP DHE SHQIP-ANGLISHT TË SEKTORIT TË UJËRAVE (FPTSU) Objektivat e fjalorit panshqiptar terminologjik të sektorit të ujërave Qasja e përgjithshme e metodologjisë Grupimi i termeve në grupe temash që lidhen me sektorin e ujërave Formatet e Fjalorit të sektorit të ujërave